Woods divorcohet zyrtarisht

24/08/2010 09:25

Tiger Woods divorcohet zyrtarisht nga bashkëshortja Elin Nordergren. Lajmin e bën të ditur revista prestigjoze “People”.

Golfisti më i pasur në planet dhe ish bashkëshortja janë paraqitur para gjykatës në Panama City të Floridas dhe në praninë e gjykatësit firmosën dokumentat e ndarjes.

“Jemi të trishtuar për fundin e martesës dhe i urojmë njëri-tjetrit një të ardhme sa më të mirë”, shkruan ish cifti në një deklaratë të përbashkët. “People” shkruan se detajet e divorcit nuk janë bërë të ditura por mendohet se bukuroshja suedeze ka përfituar plot 500 milionë dollarë.  

Top Channel