Partia Socialiste njoftoi sot publikimin e fakteve të reja për atë që kjo forcë e quan aferë korruptive të ministrit Dritan Prifti.
Në një deklaratë për shtyp deputetja Vasilika Hysi tha se “kompania ‘Fortis 2’ është regjistruar në vitin 2007 me një kapital themelimi 1 milion lekë të vjetra”.
“Sipas bilanceve të vetë kompanisë për vitet 2007 dhe 2008, pra, në këto dy vite kompania nuk ka realizuar as edhe një lek fitim. Përkundrazi, rezulton që në këto dy vite humbjet të kenë qenë mbi 66 milion lekë”, thuhet në deklaratë.
Sipas Hysit kjo kompani në fillim të vitit 2009, rezulton të ketë pasur detyrime ndaj palëve të treta më shumë se 5 milion euro borxh.
‘U kërkojmë organeve të drejtësisë që të reagojnë duke nisur hetimin për këtë aferë korruptive, pasi mungesa e reagimit nga ana e tyre, siç ka ndodhur deri më sot, do të bënte që shqiptarët të humbnin çdo fije besimi tek prokuroria shqiptare”, tha Hysi.
Top Channel