Prej janarit 2009, nga numri një i policisë shqiptare deri tek polici i thjeshtë mbajnë veshur një uniformë të shfuqizuar me vendim qeverie, në pamundesi për të riveshur uniformen e re e cila për asye të paqarta është ende në proces tenderimi.
Skandali denoncohet nga Skender Boci, projektuesi i uniformes se vjeter qe ende eshte ne perdorim, te miratuar me vendim te qeverise Nano qe prej vitit 2004.
Zoti Boci se bashku me nje ekip te posacem kane punuar per disa vite rresht per unifikimin e uniformes se policise dhe simboleve te saj, sapo policia shqiptare u shkeput si strukture nga Forcat e Armatosura.
“Po te shohesh sot ne drejtorine e qarkut te Tiranes eshte vendosur stema e re, kur sot nga drejtori i pergjithshem deri te punonjësi i fundit, të gjithë mbajnë stemën e vjetër”, u shpreh Boci.
Sipas Bocit sikur te mos mjaftonte ky skandal, ditet e fundit eshte nderhyre ne uniformen e vjeter te policise rrugore, ne kapelen e policise rrugore duke e modifikuar ate cka sipas tij eshte ne vazhden e shkeljeve qe po kryhen mbi identitetin e policise.
“Mbi kapelen ekzistuese eshte vendosur nje dok i bardhe kryesisht te punonjesit e trafikut rrugor. Sot kemi nje shtet pa unformen e Policises se Shtetit”, tha Boci.
Top Channel u interesua te merrte nje pergjigjje zyrtare mbi modifikimin e uniformes se policise rrugore, te ciles nga kapele blu i eshte bere ndryshimi ne kapele te bardhe por deri tani nuk ka asnje koment nga drejtuesit e policise per kete ceshtje.
Top Channel