PD: Rama, gjoba biznesit

24/08/2010 19:45

Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se po i fshihet akuzave për gjobëvënie të biznesit, në këmbim të lejeve të ndërtimit.

“I kujtoj zotit Rama se ditët po kalojnë dhe ai vazhdon të heshtë dhe fshihet ndaj akuzave që ndërtuesit i kanë bërë për 20 përqindshat që i japin zotit Rama nëpërmjet ‘lepurit’ të tij për çdo leje ndërtimi”, është shprehur Bogdani.

“Pas akuzës që ndërtuesi Dod Doçi i ka bërë zotit Rama se i ka kërkuar 20 përqind të vlerës së një lejeje ndërtimi dhe akuzës së ndërtuesit tjetër të njohur Dine Frashëri për 20% që është detyruar t’i japë Edi Ramës për lejen e ndërtimit, akuzës në media të deputetes Vokshi, të faktuara me dokumenta dhe prova se 20% e lejes së dhënë tek liqeni është detyruar t’i kalojë në emër të ‘lepurit’ të Ramës, unë dhe qytetarët presim përgjigje”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA