Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Andreas Peshke, ka bërë të ditur se shefi i diplomacisë gjermane Guido Vestervele do të nisë një turne treditor nëpër vendet e Ballkanit.

Gjatë udhëtimit të tij, Vestervele do të qëndrojë edhe në Kosovë.

“Është koha të fokusohemi në hapat praktikë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Peshke gjatë një konference për media.

Top Channel