Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi se Kosova me aleatët e saj do ta mundin  Serbinë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kryetari i Kuvendit këto komente i bëri pas një takimi me arbëreshët e Italisë, madje sipas tij kjo do të jetë goditje e radhës për Serbinë nga ana e Kosovës.

Sipas Telegraf, Krasniqi shprehu besimin se Asambleja e Përgjithshme e cila dikur miratoi kërkesën e Serbisë për të dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë çështjen e Kosovës, do ta respektojë mendimin pozitiv që i është dhënë shpalljes së pavarësisë së vendit nga kjo Gjykatë.

Top Channel