Një investim i buxhetit të shtetit prej rreth 100 milionë lekësh ka nxjerrë në pah një nga zonat më piktoreske të periferise së Tiranës, komunën e Petrelës, në pikën më të lartë të së cilës qëndron kalaja e Petreles, ne nje pozicion strategjik, qe kontrollonte disa shekuj me pare rrugen Egnatia ne aksin Tirane-Durres-Elbasan.
Kryeministri Sali Berisha, i cili inauguroi rrugen e re te Petreles e shfrytezoi kete rast per te prezantuar punen e qeverise ne keto 5 vjet per te ndryshuar per mire, sic tha ai, jeten e qytetareve. Kreu i qeverise e cilesoi nje arritje historike klasifikimin e Shqiperise si nje nga vendet ku jetohet me mire.
“Ne baze te kesaj arritjeje qendron shpirti juaj punetor dhe i sakrifices, Ne themel dhe ne baze te kesaj arritje qendrojne politikat e kesaj qeverie, te cilat vendosen qytetarin ne epiqender te te gjitha perpjekjeve te saj. Shqiperia u be nje nga vendet e mira, ku mund te jetohet, sepse ne kete vend, ne nje kohe rekord u asfaltuan mbi 6 mije kilometra rruge. Shqiperia u be nje vend me i mire per te jetuar, sepse ne dyfishuam rrogat e shumices se punonjesve te administrates, dyfishuam pensionet ne fshat, dyfishuam ndihmen ekonomike”, tha Berisha.
Duke iu bere thirrje shqiptareve ne emigrim te kthehen dhe te punojne ne vendin e tyre, kryeministri Berisha i kerkoi opozites, qe, pavaresisht kritikave ndaj qeverise, te mos mohoje gjithcka eshte bere ne keto 5 vjet per ndryshimin e vendit.
“Ne emer tuaj, i bej thirrje opozites, te heqe dore nga nihilizmi, trashegimi e keqe e Partise Socialiste. Nuk mund te faktoj se kjo parti eshte e reformuar, duke mohuar nga mengjesi deri ne darke gjithçka pozitive qe zhvillohet ne kete vend. Une nuk them se nuk ka te meta, nuk them se nuk ka veshtiresi serioze. Jam i vetedijshem se ka njerez qe vuajne, por qe keto jane te gjitha ne pakesim te shpejte”, tha Berisha.
Ne mesazhin e tij per opoziten, kryeministri Berisha perfshiu edhe kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama.
“Ju bej thirrje qe ta ftoni kryetarin e opozites, zotin Edi Rama, ne keto kafenete tuaja te mrekullueshme, te vije te prekin realitetin, e te shohe se Shqiperia eshte krejt tjeter, se Shqiperia po ndryshon perdite dhe po behet gjithnje e mire per te jetuar”, theksoi Berisha.
Top Channel