Hungaria shpreh besimin se në muajt në vazhdim do të ketë vende të tjera që do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Deklaratën e dha ambasadori hungarez në Prishtinë Zoltan Imecs gjatë një takimi me presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu.

Imecs tha se Hungaria do ta mbështesë zhvillimin e Republikës së Kosovës në të gjitha aspektet, sepse Kosova e ka vendin e saj në familjen e përbashkët evropiane.

Nga ana e tij, Sejdiu vlerësoi përkushtimin e institucioneve për bashkëpunim të gjithanshëm me Republikën e Hungarisë.

Top Channel