Një ngjarje shokuese ka tronditur Greqinë. Një 41-vjecar shqiptar pranoi se ka perdhunuar dhe vrarë një vajzë 11-vjecare.
Ngjarja ndodhi ne fshatin Eleokori ne prefekturen e Kallamates. 11-vjecarja me origjine bullgare Peni Traikova u zhduk pa lene gjurme mesditen e se dieles. Pas kerkimeve intensive ne zone, vogelushja u gjet e vdekur ne nje pus, ne thellesine 10 metra,7 kilometra larg baneses se saj.
Nga ekzaminimi i trupit u konstatua se ajo ishte perdhunuar ne menyre barbare dhe ne vazhdim ishte mbytur.
Nje banor i zones, u tha agjenteve se e kishte pare viktimen te largohej ne bordin e nje automjeti qe drejtohej prej nje shtetasi shqiptar 41 vjec, babai i nje femije te mitur. 41-vjecari eshte emigrant shqiptar, ai quhet Jani Malo Merkaj.
Autori eshte mik i familjes te se viktimes, madje kishte marre pjese aktive ne kerkimet per gjetjen e 11- vjecares. Ai pranoi perpara agjenteve se ishte ai qe kreu krimin makaber,por kishte qene ne gjendje te dehur. Merkaj rrefeu se donte vetem te kryente marredhenie seksuale me 11-vjecaren, por i trembur se ajo do t’ju tregonte prindeve te saj,e kish mbytur e me pas trupin e kishte hedhur ne pus per te humbur gjurmet.
Top Channel