Pesë iranianë ndodhen prej 30 ditësh në një greve urie në Greqi, duke kërkuar marrjen e azilit politik. 36-vjecari nga Irani, Hamid Sadeki ka qepur vete buzet dhe nuk mund te thote asnje fjale.

Thjesht thith vetem ajrin e nje vendi i cili nuk i jep asnje rendesi ekzistences se tij. Bashke me te kater bashkeatdhetare te tij ne mes te nje vape te padurushem qendrojne te shtrire perballe trotuarit ku ndodhen zyrat e Organizmit per Mbrojtjen e te Drejtave te Refugjateve (UNHCR). Jane 5 iraniane ,ne diten e 30 te greves se tyre te urise, qe presin nga 6 deri ne 9 vjet kerkesen per marrjen e azilit politik ne Greqi.

 “Nese qeveria nuk na jep nje pergjigje te kerkesave tona ,te gjithe ne qe jemi ketu do te vdesim. Vetem nese na japin pergjigje do te nderpresim greven e urise”, thotë azilkërkuesi Farhad Golani.

Megjithese greven e tyre te urise e nderprene nje jave me pare forcat e policise duke i cuar ne spital ,ata u kthyen perseri . Ne mengjesin e se martes, kane takuar edhe vete ministrin grek te Mbrojtjes se Qytetarit ,por ende nuk kane marre asnje pergjigje.

 “Nuk mund te kthehem ne atdheun tim.As ne Greqi nuk mund te rri. Jam nen nje presion te madh.Ne se as ne atdhe nuk mund te kthehem dhe ne Greqi nuk kam te ardhme ,e vetmja gje qe kerkoj nga organizmat dhe vendet e tjera eshte te na ndihmojne .Ju lutem na ndihmoni”, një tjetër azilkërkues që quhet Ahmadi Golani.

Disa prej tyre kane ardhur nepermjet Turqise te ndjekur nga regjimi iranian dhe nuk mund te kthehen per arsye se u kercenohet jeta. Por ne Greqi ata nuk gjeten nje vend europian qe respektonte te drejtat e njeriut, por vetem racizem. Kerkesa e tyre e pare per azil politik eshte hedhur poshte, ndersa komisonet e nivelit te dyte nuk ekzistojne qysh prej vitit te kaluar.

 “Per fat te keq per keta persona asgje nuk mund te behet pervec se nje presioni duke kerkuar rithemelimin e komisioneve. Per arsye se nuk ekziston asnje i tille per te gjitha ceshtjet qe jane ende pezull ne shkalle te dyte”, thotë shefi i zyrës së UNHCR-së në Athinë, Georgios Tsarbopoulos.

Pavaresisht mbeshtetjes se Organizmit te Kombeve te Bashkuara per Mbrojtjen e te Drejtave te Refugjateve ne Greqi ,Athina zyrtare ka reduktuar ne dhjetevjecarin e fundit ne maksimum dhenien e azilit politik.
Megjithese eshte kritikuar shpeshhere nga organizatat humanitare. Greqia eshte vendi i vetem ne Europe qe pranon tani vetem 1% te kerkesave, kur ekzistojne per shqyrtim rreth 50000 raste .

Top Channel