Droga e sekuestruar me destinacion Italinë

24/08/2010 15:00

Droga e kapur në Elbasan mbremjen e së hënës, ishte destinuar për t’u dërguar në Itali. Pas marrjes në pyetje nga policia, tre shqiptarët e arrestuar, pranuan se drogën e kishin transportuar nga Greqia, me destinacion Italinë, duke ndjekur rrugen detare.

Dy prej tyre do te kalonin heroinen me traget drejt shtetit fqinje. Kjo eshte dhe skema e transportit te lendes narkotike, qe eshte zbardhur nga strukturat e antidroges ne Elbasan, e cila pas hetimeve ne rruge operacionale arriti te bllokoje ne rrugen nacionale ne fshatin Urake sasine prej 2.3 kg heroine. Tre shtetasit, Santiljano Duci, Markel Prendo e Krenar Hoxha jane pjese e nje rrjeti nderkombetar te narkotrafikut.

Edhe akuza e ngritur ndaj tyre nga policia e Elbasanit ka qene ajo e trafikut nderkombetar te droges dhe dosja i eshte derguar prokurorise se Krimeve te Renda ne Elbasan. Si prove materiale, policia ka paraqitur mjetin e bllokuar volkswagen me targa te Poogradecit qe eshte edhe mjeti transportues, si edhe sasine prej 2.3 kg. Lënda narkotike e sekuestruar si provë materiale është gjetur në mjetin tip Volkswagen PG 64 14 B, me të cilin udhëtonin personat e lartpërmendur.

Droga është gjetur në mjetin me të cilin lëviznin personat e arrestuar. Bëhet fjalë për një sasi pluhuri me ngjyrë të kuqerremtë, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike të llojit heroinë”,- deklaron drejtori i policisë së Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA