Dhuna në Kavajë, tre persona në pranga

24/08/2010 11:45

Policia e Kavajës arrestoi tre persona pas dhunës së ushtruar gjatë ndeshjes së zhvilluar mes Besës dhe Skenderbeut, në stadiumin Besa e Kavajës.

Sipas informacioneve të fundit policia ka arrestuar në flagrancë Agim Musakun 30 vjeç, Nazmi Lecinin e Gëzim Mukën 52 e 44 vjeç, ndërsa në hetim të lirë janë shpallur dhe 4 persona.

Mbi këta persona bien akuzat e fyerjes për shkak të detyrës dhe kundërshtim të policisë.

Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur shtetasit Erjon Ajdini, Aurel Myftiu, Skerdi Bizhdili dhe Naim Haxhiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA