Jep dorëheqjen ambasadori kosovar në Tiranë, Gazmend Pula, i cili i ka dorëzuar presidentit Fatmir Sejdiu kërkesën për largimin nga kjo detyre.

Shkak për vendimin, sipas Telegraf, duket se është bërë gjendja shëndetësore.

Presidenti Sejdiu ka pranuar dhe miratuar dorëheqjen e Gazmend Pulës dhe e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për këtë vendim.Nuk ka ende asnjë emër për pasardhësin e Pulës në këtë detyrë.

Top Channel