Vlorë, rradhë për pasaportat biometrike
23/08/2010 18:00
Në sportelin e shpërndarjes së pasaportave biometrike në Vlorë ka pas dyndje nga emigrantët të cilët, pa këto pasaporta nuk mund të kthehen në vendet e punës së tyre.
Ata janë shprehur se qëndrojnë me orë të tëra në radhë për të marrë dokumentat, por është e pamundur për shkak të rradhëve të gjata si dhe mungesës së sporteleve në këtë qytet të madh.
Ata shprehen se “dhe kushtet e ambjenteve që në rrimë në rradhë janë jo të përshtatshme”.
Pritet dhe në ditët në vazhdim rradhë akoma më të gjata si tek kartat e identitetit ashtu dhe në marrjen e pasaportave biometrike.
Top Channel