Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga të hënën nga qeveria e Republikës së Kosovës që ta ndihmojë popullin e Pakistanit, që po përballet me përmbytjet shkatërruese.

“Qytetarët dhe shteti i Pakistanit po ballafaqohen me një katastrofë të rëndë natyrore si pasojë e vërshimeve të ujit që e kanë goditur këtë vend.Në emër të qeverisë dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës, në shenjë solidariteti njerëzor, të shqyrtoni mundësitë që nga buxheti i Republikës së Kosovës t’i alokoni një ndihmë financiare popullit të Pakistanit”, thekson Presidenti Sejdiu në letrën që i dërgoi sot kryeministrit Thaçi.

Top Channel