Rryshfeti i Tartarit dënohet nga ligji

23/08/2010 08:40

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e vënë nën akuza të rënda nga opozita shqiptare ka deklaruar se njeriu me të cilin bashkëjeton ka dhënë një ryshfet prej 100 milionë euro.

Ndoshta deputetja Vokshi nuk ka patur dijeni se deklarata e saj ngre dyshime dhe aryse te forta per hetim pasi perben nje veper penale. Kjo per shkak se, ne kodin penal percaktohet qarte se denohet nen akuzen e korrupsionit aktiv ndaj zyrtareve qe ushtrojne funksione publike ate qe tentojne t’i ofrojne atij para ne e kembim te nje favori.

Neni 245, thote shprehimisht se, “Dhënia e shpërblimeve ose përfitimeve të tjera punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik për të kryer apo për të mos kryer një veprim që lidhet me detyrën apo shërbimin, apo të përdorë ndikimin e tij në autoritetet e tjera për të siguruar favorizime, dallime e çdo përfitim tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet “.

Opozita shqiptare prej disa ditesh ka nisur publikimin e nje sere dokumeneteve ku akuzojne Arjan Tartarin, njeriun me te cilin deputetja Vokshi bashkejton se ka perfituar tendera dhe koncesioneve duke u favorizuar gjate kohes qe ajo ka qene keshtilltare ekonomike e kryeministrit te vendit.

Top Channel