Tentativa për të grabitur një bankë në portin më të madh të Greqisë, atë të Pireut është kthyer në pengmarrje me armë paraditen e së hënës.

Sipas policise greke, tre persona hyren ne banke dhe grabiten nen kercenimin e armeve, parate e ndodhura ne te. Punonjesit e bankes kane mundur te shtypin butonin e alarmit. Forcat policore mberriten menjehere ne zone dhe arriten te prangosin njerin nga grabitesit. Ky i fundit, pak perpara ndalimit hapi zjarr ndaj policeve, por pa shkaktuar fatmiresisht viktima.

Ne vazhdim, njeri nga grabitesit mundi te largohej, ndersa persona i trete i gjendur nen rrethimin e policise ka marre peng rreth 20 vete,kliente dhe punonjes te bankes. Policia i ka bere thirrje te dorezohet,por ende nuk eshte bere i mundur arrestimi i tij.

Deri ne kete moment,pengmarresi,identiteti i te cilit ende nuk behet publik ka leshuar disa prej pengjeve dhe ka mbajtur me vete vetem kater prej tyre.Ai ndodhet jashte bankes dhe kercenon se do te hape zjarr nese policia nuk largohet.

Top Channel