Pakistan, hetim kombëtar për vrasjen mizore

23/08/2010 08:20

Pamjet shokuese filmike të vrasjes së dy vëllezerve nga një turmë e egërsuar njerëzish në provincen pakistaneze të Panxhabit, në prani të policisë, kane shtyre kreun e Gjykatës së Drejtësisë të urdhërojë marrjen e masave të menjëhershme kundër agresorëve.

Incidenti i ndodhur ne 15 gusht eshte pershkruar nga grupet e shoqerise civile dhe mediat si shenje e rritjes se intolerances ne shoqerine pakistaneze.

Dy vellezerit, perkatesisht 21 dhe 16 vjec, u rrahen per vdekje nga nje grup burrash me shkopinj e shufra hekuri. Sipas raporteve te para, te rinjte ndodheshin ne fshatin Butar per te takuar te afermit e tyre, por disa persona i akuzuan si grabites.

Familjaret nga ana tjeter thone se vrasja ishte forme hakmarrje per shkak te nje sherri qe pat lindur gjate nje loje kriketi, qe vellezerit kishin luajtur jo shume kohe me pare.  

Top Channel