Pakistan, autobusi bie në lumë, 20 të vdekur
23/08/2010 10:55
Të paktën 20 persona, pasagjerë në një autobus kanë vdekur kur mjeti me të cilin udhëtonin kishte përfunduar në një lumë në provincën e Punjab në Pakistan.
Mjeti ra në lumë pasi u përfshi nga ujërat që kishin vërshuar në rrugën nacionale. Para se të futej në këtë rrugë mësohet se kishte patur sinjalistikë për rrezikun, por drejtuesi i autobusit e kishte injoruar.
Në autobus udhëtonin rreth 50 persona, 10 prej tyre janë shpëtuar, ndërsa pjesa tjetër rezulton e zhdukur.
Top Channel