Incident pranë Ambasadës Amerikane
23/08/2010 11:50
Forcat e policisë në Tiranë janë vënë në alarm kur një i ri me një shishe plastike të mbushur përgjysmë me benzinë dhe një cakmak në dore ka qëndruar pranë Ambasadës Amerikane duke kërkuar me insistim të flasë me gazetarët.
Ky moment ka vënë në lëvizje forcat e sigurisë së Ambasades, të cilat janë munduar të largojnë adoleshentin. Me pas forcat policse qe kane mbërritur me shpejtësi kanë bërë te mundur neutralizimin e te riut.
Mesohet se kerkesat e adoleshentit nuk lidheshin me Ambasaden Amerikane por prania e tij prane mureve te godines ka rritur rrezikun duke aktivizuar forca te shumta te rendit ne kryeqytet.
Top Channel