Filipine, ish-agjenti merr peng autobusin

23/08/2010 09:40

Një agjent i përjashtuar nga forcat e policisë ka rrëmbyer në Manila një autobus me 22 turistë kinezë dhe tre filipinas në bord duke kërkuar me forcë që të rikthehet në punë.

Pengmarrësi, i cili është i armatosur me një automatik M16 mban të sekuestruar mjetin dhe ka nisur tratativat me autoritetet për kërkesat e tij.

Disa prej pengjeve janë liruar; televizionet kanë transmetuar pamjet e lirimit të tre fëmijëve dhe dy grave.

Policia thotë se rrëmbyesi quhet Rolando Mendoza dhe është një ish-inspektor i përjashtuar për shkak të vjedhjes, zhvatjes dhe trafikut të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA