Ekspertët thonë se projektrezoluta e Serbisë për Kosovën, e dërguar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të shihet si një akt armiqësor.

Ted Carpenter, nënkryetar i institutit “Cato”, me seli në ëashington ka deklaruar se propozimin e Beogradit, SHBA-ja e sheh si një akt që nuk e ndihmon rajonin.

Sipas agjencisë FoNet, Carpenter i institutit “Cato” ka deklaruar, se diplomatët amerikanë janë duke punuar edhe jashtë orarit për ta pamundësuar jetësimin e rezolutës së propozuar nga Serbia.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet që më 9 shtator të diskutojë për Kosovën. Aty do të diskutohet propozimi i Serbisë për rezolutë por edhe është e mundur të miratohet një rezolutë, pas dhënies së mendimit të GJND-së lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Top Channel