Një grabitës banke që tentoi pa sukses të vidhte një bankë në Pire të Athinës, ka marrë peng disa njerëz dhe tashmë po negocion me policinë për lirimin e tyre.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në periferi të kryeqytetit helen ku dy grabitësit shtinë me armë zjarri në afërsi të  National Bank ku ndodheshin rreth 15 klientë.

Njëri prej tyre është arrestuar nga policia, ndërsa tjetri u mbyll në ndërtesë bashkë me pengjet. Sipas të dhënave, një person ka marrë plagë të rënda dhe është shtruar me urgjencë në spital.

Top Channel