Rriten radhët në Kakavije

22/08/2010 12:50

Ditët e fundit të muajit gusht kanë sjellë edhe ritualin e përvitshëm të kthimit të emigrantëve në vendet ku ata jetojnë.

Fluksi më i lartë është vënë re në pikën kufitare të Kakavijes ku deri në mesditë kanë kaluar kufirin rreth 3 mijë shqiptarë emigrantë. Sipas informacioneve, pala shqiptare punon me 8 sportele ndërsa ajo greke me 5.

Ky fluks parashikohet të rritet gjatë ditëve në vijim pasi sezonit turistik po i vjen fundi. Fluks i lartë udhëtarësh është regjistruar edhe në Kapshticë si dhe portin e Durrësit. Aktualisht situata është nën kontroll.

Top Channel