Librazhd, 28 vjecari ekzekutohet me pistoletë

22/08/2010 11:10

Një 28 vjecar është ekzekutuar me pistoletë pak para mesnatës së shtunës në qytetin e Librazhdit.

Policia thotë se viktima Artan Bardhoshi është vrarë në një lokal pas një grindjeje banale me autorin Bledar Cela. Ngjarja ndodhi në një lokal pranë rrugës nacionale Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur Bushtricë.

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes, Bledar Cela gati 30 minuta pas ngjarjes, si dhe ka sekuestruar armën. Ai është marrë në pyetje gjatë natës për të zbardhur motivet e vrasjes së 28 vjecarit. Cela ka deklaruar se e goditi viktimën pasi i kishte ngacmuar te dashuren.

Top Channel