Autoritetet helene kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në jug të ishullit të Evias në veri-lindje të Athinës për shkak një një zjarri masiv që po shkrumbon pyjet.

Që prej natës së djeshme flakët po djegin gjithcka u del përpara dhe tashmë i janë afruar qendrave urbane në rajonin Haristos.

“Eshtë një mrekulli që nuk ka viktima”, tha kreu i zjarrëfikësve të zonës. Ai shtoi se janë djegur shumë hektarë pyje, tre shtëpi si dhe disa fshatra janë evakuuar. Një tjetër zjarr ka rënë edhe në ishullin e Kretës.  

Top Channel