Normalizohet situata në aeroportet greke pasi gjatë ditës së sotme u bllokuan për shkak të një problemi të përgjithshëm teknik.

Fluturimet u pezulluan rreth orës 08:30 të mëngjesit, ndërsa shumë avionë u deturuan të ulen në vendet përreth.

Sipas drejtuesve të transportit ajror, problemi teknik që bllokoi komunikimin mes kontrollorëve në disa aeroporte u zgjidh dhe tashmë gjithcka i është rikthyer normalitetit. Bllokimi ka shkaktuar kaos të madh gjatë ditës së sotme mes udhëtarëve.

Top Channel