Aksident në Elbasan, mjeti shtyp 70 vjecarin

22/08/2010 12:00

Një tjetër aksident ka përgjakur rrugët e vendit, duke e rrirtur edhe më shumë numrin e njerëzve që kanë humbur jetën në akset kryesore gjatë kësaj vere.

Ngjarja ndodhi në aksin nacional Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë ku një 70 vjecar është goditur për vdekje nga një mjet në momentin që po kalonte rrugën.

Viktima është shtetasi Ramazan Bahja, ndërsa nuk dihet ende identiteti i shoferit që drejtonte mjetin. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po punon për të zbardhur rrethanat që i mirën jetën 70 vjecarit.

Top Channel