Tiranë, aksident rrugor, vdes e moshuara

21/08/2010 10:20

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulevardin Zhan D’Ark.

Sipas informacioneve të fundit ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Ura e Tabakëve’ kur një 72 vjecare e identifikuar si Frosina Baboci u godit nga një makinë betoniere.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Laurent Doko dhe po vijon hetimet per ngjarjen.

Top Channel