Rusi, ulet numri i vatrave të zjarrit

21/08/2010 14:05

Numërohen edhe 239 vatra zjarri dhe një sipërfaqe prej 7 mijë hektarësh, por rreziku i zjarreve në Rusi duket se është lënë pas.

Orët e fundit qeveria ruse ka ndërhyrë duke pushuar shefin e Agjencisë Pyjore Savinov për paaftësi, pasi ai dhe struktura që drejtonte nuk përballuan sic duhet situatën e ditëve të fundit.

Ulja e temperaturave me 20 gradë ka bërë që shumë vatra të shuhen. Deri tani llogariten 9 mijë hektarë tokë e djegur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA