Mediat serbe në Beograd ngulmojnë se ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka përmendur armët i pyetur për një pavarësi të komunave të banuara nga serbët.

Ministri Rexhepi ka thënë se “kurrë nuk i ka përmendur armët” dhe e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Megjithatë një gazetë serbe ka publikuar një pjesë nga intervista me ministrin ku bëhet fjalë për ndërhyrjen.

Pyetjes së gazetares se nëse është ë gatshme qeveria e Kosovës që nëpërmjet armëve të reagojë në rastin e pavarësisë së komunave në veri, përgjigja e Rexhepit ka qenë “gjithësesi”, sqaron gazeta.

Këtë deklaratë, politika serbe e ka konsideruar si nxitëse për shkak se ata janë deklaruar për një luftë diplomatike.

Top Channel