Mbeturinat “mbysin” Beratin

21/08/2010 09:25

Djegia e mbetjeve urbane ne qytetin e Beratit ka shkaktuar një re tymi që ka mbuluar gjithë qytetin. Reja e tymit shkaktuar nga djegia e plehrave në periferi, e favorizuar edhe nga era ka përfshirë gjithë lagjet hyrëse të qytetit muze.

Situata po vëzhgohet nga inspektorë të Agjencisë Rajonale te Mjedisit, drejtoresha e se cilës Anila Kala thote se kjo ndotje ka ardhur si pasoje e automjeteve dhe e firmave te ndryshme qe ushtrojne aktivitet ekonomik ne kete qytet.

Edhe banoret shprehen te shqetesuar pasi sipas tyre keto mbetje pervec ndotjes se ajrit kane edhe pasoja shendetesore per ta sic jane astma apo probleme te tjera me frymemarrjen.

Situata eshte teper e rende pasi kjo zone e ndotur pershkon gjithe zonen e Osumit qe nga hyrja e qytetit duke i bere keshtu nje prezantim aspak pozitiv qytetit per vizitoret vendas apo te huaj.

Top Channel