Brazil, sulm në një hotel në Rio

21/08/2010 16:50

Të gjithë pengjet, të paktën 30, të rrëmbyer nga një grup i armatosur që kishte sulmuar një hotel në Rio de Janeiro, janë lënë të lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia braziliane sipas së cilës gjatë përleshjes me armë zjarri një person ka humbur jetën.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo autorëve të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA