Australi, parlamenti pezull

21/08/2010 17:20

Pas zgjedhjeve federale, Australia i është drejtuar një periudhe pasigurie me një parlament të mbetur pezull, siç ndodhi në Britaninë e Madhe.

Asnjë nga partitë më të mëdha nuk po arrin mazhorancën për të qeverisur e vetme.

Kryeministrja laburiste Julia Gillard pranon se do të duhen ditë për të numëruar votat me postë dhe jashtë vendit për të caktuar fatin e vendeve ende pezull, përpara se të merret vesh kush do të qeverisë.

“Çdo votë është e rëndësishme, çdo votë duhet të numërohet dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, shprehet ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA