Australi, laburistët në avantazh

21/08/2010 13:15

Mbyllen qendrat e votimit në Australi dhe sipas sondazheve të para Partia Laburiste e kryeministres aktuale, Julia Gillard, po udhëheq me një diferencë të vogël kundër Partisë Liberale të Toni Abotit.

Këto zgjedhje u mbajtën dy muaj pasi zonja Gillard, që është femra e parë kryeministre e Australisë, rrëzoi liderin e mëparshëm të Partisë Laburiste, Kevid Rudi.

Si partia Laburiste ashtu edhe ajo Liberale janë parti të qendrës, me politikë të jashtme të ngjashme.

Rezultatet e para të zgjedhjeve priten më vonë gjatë ditës.

Top Channel