Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të kthehet në Kosovë të mërkurën e javës së ardhshme.

Lajmi ka dalë nga burime brenda AAK-së, të cilave u referohet Telegraf. Mësohet se Gjykata e Hagës do të vendosë për liri me kusht.

“Ne shpresojmë se Haradinaj do të vijë sa më shpejt që është e mundur, pasi ai ka respektuar drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë Besnik Tahiri, anëtar i kryesisë së AAK-së.

Top Channel