Vrasja në Shkodër, kapen autorët

20/08/2010 15:30

Katër persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes nën akuzën e vrasjes me dashje të 23-vjecarit Elson Vukatana. (UPDATE)

Katër shtetasit e dyshuar si vrasës, u arrestuan në Lezhë, ku ndodheshin të fshehur që pas momentit që kishin kryer krimin. Dy vëllezërit e arrestuar Kola, si edhe dy kushërinjtë e tyre të parë, e kryen në bashkepunim vrasjen e të riut, në lagjen Perash, për motive të dobeta.

Operacioni policor eshte koduar me emrin Perash, per shkak se edhe viktima edhe te kater te dyshuarit si vrases jane banore te se njejtes lagje. Viktima njihej prej kohesh me vrasesit duke qene fqinje per disa vjet. Ai eshte konfliktuar pak dite me pare me njerin prej tyre.

Pas kesaj dy vellezerit Kola dyshohet qe te kene pranifikuar edhe vrasjen, qe e kryen ne oren 14 te mesdites se te enjtes. Gjate kontrolleve te ushtruara ne banesat e tyre, u be edhe sekuestrimi i provave materiale, 3 arme zjarri automatike, model 56, dhe nje tjeter te modelit 54, si edhe 300 cope fisheke. Kater personat e perfshire ne krim i perdoren te tre automatiket drejt 23 vjecarit Elson Vukatana duke e lene te vdekur ne vend ate.

Policia ka derguar drejt prokurorise se rrethit Shkoder dosjen ne dem te kater shtetasve, nen akuzat e  “Vrasjes me dashje e kryer ne bashkepunim”, “ Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes”, si edhe “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA