SHBA rihap bisedimet e paqes për Lindjen e Mesme

20/08/2010 10:05

Presidenti amerikan, Barak Obama nis fushaten për bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme, një prej premtimeve të tij gjatë fushatës elektorale.

Një burim diplomatik amerikan shprehet se të dyja palët duhet të pranojnë ftesën për bisedime direkte duke nisur që nga data 2 shtator në Uashington. Sipas “New York Times” kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Abu Mazen do mbërrijnë në Uashington në 1 shtator me ftesë të presidentit Obama.

I njëjti burim diplomatik shton se palët e kanë marrë ftesën e katërshes SHBA, BE, Rusi dhe OKB. Konfirmimin zyrtar të rinisjes së bisedimeve do ta bëjë sekreterja e Shtetit, Hillary Clinton ditën e sotme. “Mendojmë se jemi shumë afër vendimit për të marrë pjesë në bisedime direkte. Si asnjëherë më parë jemi të bindur se do arrijmë rezultate konkrete”, shprehet zëdhënësi i DASH, P.J Crowley.

Në bisedime do marrin pjesë edhe kryeministri palestinez Salam Fayyad, ministri i Jashtëm jordanez Nasser Judeh si dhe ish kryeministri britanik, Tony Blair. Negociatat e paqes janë ndërprerë në dhjetor të vitit 2008 kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonte George Bush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA