Sarandë, rifundosen anijet ushtarake

20/08/2010 16:00

Gjashtë anije ushtarake të mbytura në bazen e marinës në Sarandë janë nxjerrë nga uji dhe janë transportuar drejt Ksamilit.

Aty ato jane rifundosur per t’u kthyer ne Gume artificiale te vizitueshme nga turistet. Ky operacion qe kushtoi 1.5 milion dollare u mundesua nga anija amerikane Grappel ne bashkepunim me qeverine shqiptare. 6 anijet e gjuatjese te vogla dhe silurues jane mbytur gjate viti 1997.

Largimi i tyre e ben funksional Gjirin e Limonit dhe ndihmon ne zgjerimin e portit aktual te Sarandes.

Finalizimi i projektit është celebruar në det në praninë e zëvendës/ambasadores amerikane Deborah Jones , ministrit shqiptar të Turizimit Ferdinand Xhaferraj dhe përfaqësues nga forcat detare shqiptare dhe amerikane.
 
Një pllakë memorial i këtij misioni ku është cmuar kontributi i përbashkët i të dy palëve është vendosur simbolikisht prej zhytësve profesionistë pranë anijeve të mbytura. Rizhytja e anijeve ne Ksamil behet per te  promovuar turizmin nenujor ne kete zone nepemjet zhytjeve komerciale. Vetë prania në Sarandë e anijes ‘Grapple’ e cila ka realizuar këtë mision, përfaqëson gjithashtu një ngjarje të vecantë. Ajo  është mjaft e njohur si anije shpëtimi. Ajo ka arritur të nxjerrë nga deti pjesë të konsiderueshme të avionëve të rrëzuar duke ndihmuar në hetimin e shkaqeve të tragjedive. ‘Grapple’ ka qene edhe në mbështetje të operacioneve luftarake në Irak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA