Reagimet për urdhërin e Thaçit

20/08/2010 21:20

Politikanet shqiptarë në Maqedoni e mbështesin vendimin e kryeministrit kosovar për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës. Ata thonë se një vendim i tillë është në të mirën e rajonit dhe stabilitetit.

“Vendimi i kryeministrit Thaçi është në interes të gjithë rajonit të Ballkanit dhe të vetë Serbisë nëse shikohet në prespektivë, gjithsesi edhe në interes të Kosovës”, është shprehur Rafiz HAliti, deputet i BDI-së.

“Kosova është një realitet dhe më këtë realitet duhet të ballafaqohet edhe vetë Serbia. Kështu që është vendimi i marrë në kohën e duhur dhe mendoj që do t’i kontribuojë stabilitetit të gjithë rajonit”, shtoi ai.

Top Channel