Pesëshja: Serbia të heqë nga rezoluta pjesën për statusin

20/08/2010 10:45

Vendet e Pesëshes i kërkojnë autoriteteve të Serbisë që të heqin nga rezoluta e saj pjesë të tekstit që kanë lidhje me statusin e Kosovës.

Ne emër të Pesëshes këtë mesazh do ta bëjë të ditur sot në Beograd ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Vestevelle.

Mësohet se presidenti serb Boris Tadic do të kërkojë nga shefi i diplomacisë gjermane, që tema për Kosovën në relacionin Beograd-Bruksel të shtyhet deri pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel