KFOR-i dhe EULEX-i do të zhvillojnë sot një stërvitje të përbashkët, të quajtur “Skifteri i Ballkanit 3 – 2010”.

Qëllimi i stërvitjes, bën të ditur Telegraf, është forcimi i bashkëpunimit mes EULEX-it dhe KFOR-it dhe pjesë e ciklit trajnues të planifikuar me qëllim rritjen e ndërveprimit dhe aftësive të KFOR-it.

“KFOR-i dhe EULEX-i, së bashku me institucionet e tjera në Kosovë dhe ato civile ndërkombëtare të pranishme, kanë për qëllim stabilitetin dhe paqen bazuar në mandatet e tyre përkatëse. Koordinimi i afërt është një çelës drejt suksesit”, thuhet në njoftimin e zyrës për marrëdhënie me media të KFOR-it.

Top Channel