HEC-i në Kosovë, specialistët kundër

20/08/2010 15:40

Projekti i qeverisë kosovare për ndërtimin e HEC-it të Zhurit në kufi me Kukësin është kundërshtuar nga inxhinierë e projektues shqiptarë, të cilët mendojnë se ndërtimi i këtij HEC-i do ketë pasoja të rënda ekonomike e sociale për banorët e zonës kufitare të vendit.

Realizimi i ketij projekti kerkon devijimin e 3 degësh lumenjsh që hyjne në territorin e Shqiperise e qe bejne furnizimin me uje te 10 komunave ne pjesen verilindore te vendit.

 “Tre lumenj do te devijojne totalisht dhe nepermjet disa tuneleve do te kalojne ne kahun e Kosoves. Pjesa e Kukësit do të mbetet pa ujë. Bazuar në ligjet koncensionare qeveria shqiptare ka miratuar 11 HEC-e të vegjël”, thotë drejtori i Përgjithshëm i ‘Dekliada Alb’, Mehmet Hasalami.

Sipas Hasalamit ky eshte nje investim jo fizibel dhe ka nje kosto te larte per ndertimin e tij.

Kjo eshte tentativa e dyte qe behet per ndertimin e ketij HEC-i. Ne 1969 qeveria jugosllave ka kerkuar ndertimin e ketij HEC-i, por nuk eshte lejuar nga qeveria shqiptare e asaj kohe. Mehmet Asanlami thote se qeveria duhet te nderhyje menjehere dhe te mos lejoje ndertimin e ketij HEC-i pasojat e ndertimit te te cilit do rendojne direkt mbi ekonomine e vendit tone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA