Gjirokastër, plan masash për largimin e emigrantëve

20/08/2010 13:20

Policia e Gjirokastrës shpall planin e masave për shmangien e radhëve të gjata në Kakavijë ditët në vijim kur pritet edhe largimi i emigrantëve në vendin fqinj ku jetojnë edhe punojnë.

Sipas informacioneve të fundit janë shtuar edhe 5 sportele të tjera në pikëkalimin kufitar, ndërsa janë bërë bisedime me homologët grekë për shtim të sporteleve edhe nga ana tjetër e kufirit.

Policia u bën apel emigrantëve që udhëtojnë me makina që të shmangin oraret e pikut  dhe të lëvizin kryesisht pas mesnatës deri në orën 6 të mëngjesit dhe pas mesditës deri në orën 18:00.

Policia e Gjirokastrës ka marrë masa edhe për sigurinë rrugore dhe rendit përgjatë aksit drejt kufirit me Greqinë.

Top Channel