
Policia e Elbasanit falë një operacioni blic ka bërë të mundur, që sot në mëngjes, të parandalojë vrasjen e Fatos Gjelit, 33 vjec, pronar i një qendre interneti në lagjen ’11 Nentori’ te qytetit.
Një sinjalizim i mbërritur në komisariatin e policisë, për planin e ekzekutimit të biznesmenit ka angazhuar uniformat blu për të rrethuar zonën ku pritej të ndodhte krimi. Policia ka ndërhyrë në momentin kur 34-vjecari Endri Gupi ka qëlluar me armë në drejtim të pronarit të pikës së internetit Fatos Gjeli, në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Edhe pse i arrestuari ka arritur të qëllojë 3 here me pistolete fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Policia ka çarmatosur atentatorin, e ka arrestuar ate dhe e ka shoqeruar në komisariat dhe 10 persona të tjerë, si persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Top Channel