Proçesi i deçentralizimit të Kosovës në disa zona të banuara nga serbët po ecën mirë dhe është mirëpritur. Veçanërisht në komunën e Graçanicës.

“Shihet qartë së në 6-7 muajt e parë disa gjëra po ecin më shpejt, si përshembull në shërbimet administrativ. Mendoj se për këtë qytetarët janë mjaft të kënaqur, krahasuar me më parë kur gjithçka duhej të kryhej në Prishtinë. Ndërsa sa i përket kushteve shihet qartw se rrugët e reja janë duke u ndërtuar, po ashtu parqet, çerdhet, shkollat etj”, është shprehur Bojan Stojanoviç, kryetar i komunës së Graçanicës.

“Sikur të mos realizohet ky proçes mbetet diçka mangut, nuk përfundon. Nuk dua të mos e mendoj se kjo nuk do të ndodhë”, është shprehur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.

Por përfaqësues të lëvizjes “Vetëvendosje” kundërshtojnë duke thënë se nëse ata vijnë në pushtet do ta zhbëjnë këtë proçes.

“Mendoj se kemi të bëjmë me një proçes anti-shqiptar në thelb, anti-qytetar dhe anti-evropian. Anti-shqiptar pasi e shkëput vazhdimësinë e territoreve shqiptare dhe bën ndarje etnike. Anti-qytetar pasi shumë fshatra i largon nga komunat e tyre ekzistuese dhe anti-evropian pasi popullsia lokale nuk po pyetet, por është një proçes që vjen nga lart”, theksoi Glauk Konfjuca, aktivist i lëvizjes “Vetvendosje”.

Top Channel