
Policia e Bulqizës ka ndaluar katër kamionë të mbushur me krom të vjedhur.
Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, blutë e Bulqizës kanë kapur, në zonën jugore të minierës, kamionë të cilët transportonin 150 tonë krom me një vlerë prej rreth 25 mijë dollarësh.
Sipas policisë, ndalimi i automjeteve u bë i mundur pas një sinjalizimi nga administratori i shoqërisë “Zona D” se katër kamionë kishin vjedhur krom nga minera dhe po përpiqeshin të largoheshin drejt Qafës së Buallit.
Policia ka ndaluar drejtuesit e automjeteve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Ata janë shoqëruar në komisariat dhe janë marrë në pyetje për zbardhjen e çështjes.
Këta persona do të akuzohen për vjedhje pasurie në bashkëpunim.
Ndërkaq materialet proçeduriale i janë kaluar prokurorisë së rrethit Dibër.
Top Channel