Komandanti i KFOR-it Markus Bentler deklaroi sot se situata e sigurisë, përfshirë atë në veri të lumit Ibër është e qetë dhe pa probleme.

”Situata e sigurisë në Kosovë, në më shumë se 80 përqind të territorit të saj është e qëndrueshme dhe e qetë. Kohët e fundit, në korrik, në kemi pasur disa incidente në Mitrovicë”, tha komandanti i KFOR-it gjenerali Markus Bentler, në përfundim të ushtrimit të përbashkët “Skifteri i Ballkanit 3” në kampin e Vrellës, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Deklarata e Bentler u citua nga RTK.

Në këtë ushtrim u demonstruan aftesite e forcave paqëruajtëse në raste emergjente.

Top Channel