Tre persona të tjerë kanë humbur jetën në Greqinë Veriore nga virusi i Nilit këto orët e fundit.

Kështu, shkon në shtatë brenda 18 ditësh, numri i viktimave që humbin jetën nga encefaliti, sëmundje që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave të infektuara me këtë virus.

Të gjithe personat që kane humbur jetën i përkasin grupmoshës mbi 60 vjec dhe kanë pasur edhe historik të rënduar shëndetesor. Ne dy ditet e fundit jane regjistruar 17 raste te reja dhe numri i te prekurve ka shkuar ne 77, nder te cilet tek 69 virusi ka demtuar sistemin nervor qendror.

Prej tyre 36 kane marre kurim te plote dhe tashme ndodhen ne shtepite e tyre dhe 33 kurohen ende ne spital, prej te cileve 8 ne repartin e reanimacionit. Sipas Qendres se Parandalimit dhe Kurimit te Semundjeve Infektive, rritja e nurmit te te prekurve do te vazhdoje deri ne fund te muajit shtator kur do te zhduken edhe mushkonjat ne zonat e Greqise Veriore.

Ministria greke e Shendetsise u ka dhene akoma 300 mije euro organeve lokale per sperkatje me pesticide ne qytetet e Selanikut, Verias, Larises, Kilkizit dhe Kozanit.

Top Channel