Tri partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë modifikimin të mundshëm të draftrezolutës serbe e kanë parë si maskim që Beogradi zyrtar mund t’u bëjë aspiratave reale në raport me Kosovën.

‘Koha Ditore’, të cilës i referohet Telegraf, shkruan se këto tri parti opozitare u kanë kërkuar institucioneve të vendit që të kundërshtojnë çfarëdo modifikimi të mundshëm të projektrezolutës së Serbisë, e cila mund të prezantohet më 14 shtator në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se Serbia kundrejt Kosovës në vazhdimësi nuk e ka ndryshuar qëllimin.

Top Channel